Dita e shkrimit dhe kulturës sllave kremtohet sot në Rusi dhe në gjithë vendet sllave. Origjina e tyre ka lidhje me nderimin e të shenjtëve Ciril dhe Metod, shpikës të alfabetit sllav. Shkrimi i krijuar nga vëllezërit pati ndikim të madh në zhvillimin e letërsisë ruse. Në Rusi zyrtarisht për herë të parë kjo datë u kremtua në vitin 1863 në lidhje me 1000 vjetorin e krijimit të alfabetit. Po këtë vit u dha urdhri për festimin e Ditës përkujtimore të Cirilit dhe Metodit më 11 maj (24 sipas stilit të ri). Në vitin 1991 kjo ditë në nivel shtetëror u shpall Festë e shkrimit dhe kulturës sllave.