0MPJ e Federatës Ruse akuzoi regjimin e Mihaill Saakashvilit për shkeljen e të drejtës së popullit të Gjeorgjisë për lirinë e tubimeve. Më 21 dhe 22 maj në Tbilisi dhe Batumi ndodhën përleshje midis policisë dhe pjesëmarrësve të aksioneve masive të protestës, të cilët kërkuan dorëheqjen imediate të Presidentit Mihaill Saakashvili dhe qeverisë së tij. Policia vuri në përdorim shkopinjtë e gomës dhe plumbat e gomës. Kjo nuk mund të vlerësohet ndryshe veçse si shkelje e të drejtave legjitime të popullit të Gjeorgjisë për lirinë e tubimeve dhe shprehjen e mendimit. Përdorimi i mëtejshëm i dhunës kundër demonstruesve do të çojë në destabilizim akoma dhe më të madh në vend, theksojnë më MPJ të Federatës Ruse.