Përpara Rusisë shtrohet detyra e bërjes së vendit më atraktiv për shkencëtarët rusë dhe të huaj. Shteti është jashtëzakonisht i interesuar për qarkullimin e përhershëm të ideve dhe për mobilitetin (lëvizshmërinë) akademik të shkallës së lartë. Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në takimin me fituesit e granteve të qeverisë së Rusisë.

Konkursi i granteve qeveritare për studiuesit rusë dhe të huaj u zhvillua për herë të parë në Rusi. Qëllimi strategjik i projektit është përfshirja e specialistëve të huaj me emër në institutet e larta ruse për zhvillimin e punës shkencore atje si dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për rritjen e mobilitetit (lëvizshmërisë) akademik të hulumtuesve vendas. Sipas pohimit të ekspertëve, të cilët hynë në përbërjen e komisionit të tenderit, përzgjedhja e projekteve u zhvillua në shkallë maksimalisht të hapur, kurse grantet i fituan shkencëtarët më të shquar, më me perspektivë. Por ky është vetëm fillimi i rrugës, vuri në dukje Kyetari i shtetit: “- Përvoja e këtij lloji grantesh gëzon kërkesa të larta në vendet e tjera. Për ne kjo është përvoja e parë. Dhe pikërisht kjo është arsyeja përse unë kërkova zhvillimin e diskutimit në lidhje me atë, se ç’mund të bëhet tjetër me qëllim që këto grante të japin efektin më të mirë, që për shkencëtarët e mëdhenj, për specialistët me kualifikim të lartë, që ne ingranojmë për punë në vendin tonë, të krijohen kushte me të vërtetë të duhura për punë efikase. Bile dhe me marrjen parasysh të atij fakti, se, ç’është për të ardhur keq, këto vitet e fundit infrastruktura e shkencës ruse është zhvilluar në mënyrë shumë më modeste se sa në vendet e tjera. Dhe ne kemi, vërtet, shumë probleme. Por, në fakt, pikërisht prandaj grante të tilla, si ato që fituat ju, u konsideruan nga ne si të përshtatshme, të arsyeshme”, - tha Presidenti rus.

Bashkë me faktin, se përvoja e parë e dhënies së granteve nga Dimitri Medvediev doli e suksesshme, ai i nënshtroi një kritike të rreptë sistemin e arsimit të lartë dhe barrierat burokratike, të cilat bëhen pengesë për zhvillimin e aktivitetit të plotë shkencor. Kështu, duke folur mbi shkollën e lartë Dimitri Medveidev bëri thirrje për rivendosjen e rregullit atje në vitet e afërta. Edhe një tjetër problem serioz ka të bëjë me kufizimet doganore të materialeve biologjike për veprimtarinë kërkimoro-shkencore. Shpesh herë studimet frenohen për shkak të procedurave të gjata doganore dhe domosdoshmërisë së marrjes së lejeve përkatëse nga Shërbimi Federal rus për Monitorimin Veterinar dhe Fitosanitar “Rosselhoznadzor”. Dimitri Medvediev ngarkoi Ndihmësin e vet Arkadi Dvorkoviç për të përpiluar listën e problemeve ekzistuese në këtë sferë, zgjidhja e të cilave do ta ndryshojë në mënyrë kardinale situatën.

0Tranformimi radikal do të prekë edhe një pikë tjetër nevralgjike të legjislacionit rus - Ligjin federal mbi prokurimin publik. Shkencëtarët iu ankuan Presidentit, se blerja e pajisjeve të reja shoqërohet me një numër cfilitës procedurash burokratike, të cilat pengojnë zhvillimin e punës normale. Dimitri Medvediev u premtoi atyre se ligji do ti nënshtrohet një përpunimi serioz.

Ilia Harllamov