Për shkak të iniciativave të veta përkatësisht Lindjes së Mesme Barack Obama po përballet me rrezikun e humbjes së elektoratit, mendon gazeta «Московский комсомолец» (“Moskovskij komsomolec”). Fjalë bëhet mbi idenë e Presidentit amerikan për të rregulluar konfliktin palestinezo-izraelit nëpërmjet kthimit të Izraelit në kufijtë që ka patur deri para luftës 6 ditore të vitit 1967. “Njoftimet mbi mosmarrëveshjet janë mjaft të ekzagjeruara”, - deklaroi Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu (Benjamin Netanyahu). Por gazeta anon të besojë megjithatë se Netanjahu është i prirur për ta minimizuar shkallën e indinjatës së vet në lidhje me propozimin e Partnerit amerikan. Jo vetëm Kryeministri izraelit, por edhe shumë bashkatdhetarë të Obama-s u indinjuan tej mase nga fjala e mbajtur prej tij në lidhje me Lindjen e Mesme, vazhdon botimi. Dhe në dritën e fushatës së ardhshme elektorale presidenciale-2011 Obama rrezikon të humbasë mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të votuesve të vet hebraikë (në zgjedhjet e fundit për Barack Obama-n votuan 78% e hebrenjve amerikanë). Por iniciativën e Obamas e mbështetën në Moskë, duke kujtuar gjatë kësaj se Rusia ka dalë në mënyrë konsekuente për krijimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet në Jeruzalemin Lindor në kufijtë që kanë ekzistuar deri në vitin 1967. E përshëndetën fjalën e Presidentit amerikan edhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi, me përjashtim të disa vendeve të veçanta evropiane, thekson gazeta «Московский комсомолец» (“Moskovskij komsomolec”).

Boksieri rus Denis Lebediev mundi amerikanin Roy Jones. Siç vë në dukje shtypi, e bëri ai këtë në mënyrë të shkëlqyer - me nokaut në sekondat e fundit, në raundin e 10, përfundimtar. Roy Jones konsiderohet si një ndër boksierët më të mirë në historinë e boksit në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë (heavyweight). Denis Lebediev ndau përshtypjet e veta me gazetën «Московский комсомолец» (“Moskovskij komsomolec”): “Rivaliteti në ring nuk qe aspak i lehtë, por më kryesorja është se beteja sportive që e ndershme. Jones doli pikërisht i tillë siç dhe e kisha përfytyruar, - i shkathët, i zgjuar dhe dinak”. Kjo ndeshje nuk i solli Denis Lebedievit ndonjë titull me të vërtetë të rëndësishëm, vë në dukje gazeta «Коммерсант» (“Kommersant”). Pas saj Roy Jones, të cilin mezi e ngritën në këmbë pas nokautit, tha, se Denis Lebediev i është afruar shumë titullit të kampionit dhe se ai është më i forti në kategorinë e vet.

0Dhe këto fjalë u bënë për boksierin rus, ndoshta më të vlefshme se çfarëdo brezash.