0Kryetari i Administratës Kombëtare Palestineze Mahmoud Abbas konfirmoi mbështetjen e pozitës ruse mbi domosdoshmërinë e thirrjes sa më të shpejtë të mbledhjes ministrore të “Kuartetit” të ndërmjetësueve ndërkombëtarë për rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Në vigjilje, në bisedën telefonike që zhvilloi me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ai i shprehu mirënjohjen e vet udhëheqjes ruse për qëndrimin e saj principial dhe konsekuent në çështjen e krijimit të shtetit palestinez në kufijtë e të ashtuquajturës “linjë e vitit 1967” dhe me kryeqytet në Jeruzalemin Lindor.