Shkarko audiofailin

Të hënën, më 23 maj, në akuatorin e Detit Mesdhe filluan manovrat stërvitore multinacionale në shkallë të gjerë të forcave të armatosura të NATO-s dhe vendeve partnere nga Evropa Jugore dhe Afrika e Veriut nën emrin e koduar “Feniks Ekspres” (“Phoenix Express”). Ato do të vazhdojnë deri më 15 qershor. Temën do ta shtjellëjë më tej në komentin e vet vëzhguesi i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotës Iskenderov. Autori shkruan: “Feniks Ekspres” (“Phoenix Express”) janë stërvitjet e para ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut pas fillimit të trazirave masive në shtetet e rajonit dhe operacionit pasues ushtarak të NATO-s në Libi. Në Bruksel theksojnë, se stërvitje të tilla ushtarake zhvillohen tashmë rregullisht që nga viti 2006 dhe destinohen për përsosjen e “ndërveprimit të Forcave Ushtarako-Detare të shteteve pjesëmarrëse” gjatë zhvillimit të operacioneve të përbashkëta për garantimin e sigurisë në zonën e Mesdheut. Por situata e krijuar në rajon lejon të flitet mbi përpunimin e skenarëve të zhvillimit të veprimeve të mëtejshme në zonat e konfliktit, para së gjithash, në Libi dhe Siri.

Duke gjykuar nga të gjitha, pikërisht Damaskut dhe i është përgatitur fati i objektivit të radhës të armatës ushtarako-detare dhe ushtarako-ajrore të NATO-s. “Unë mendoj, se do të ishte e ndershme të pranohej se ne kemi ndërmend ta vemë përpara përgjegjësisë qeverinë e Sirisë. Ajo që po ndodh aktualisht, kronika e ngjarjeve, është, në përgjithësi, manifestim i punës sonë në përputhje të plotë me fjalët tona” - me këto fjalë Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton faktikisht bëri thirrje këto kohët e fundit për ndërhyrjen e vendit të vet në zhvillimin e ngjarjeve në Siri.

Një nga skenarët e veprimeve të mëtejshme është mishërimi në jetë i idesë së dislokimit në rajon të trupave tokësore shumëkombëshe nën flamurin e NATO-s sipas shembullit të Ballkanit - për realizimin e të cilin është më tepër i prirur Uashingtoni. Sepse qëllimet globale të SHBA dhe NATO-s vazhdojnë të mbeten po ato si dhe në Ballkan - krijimi i kushteve për depërtimin me përmasa të plota në shtetet e rajonit, ndër të tjera edhe nëpërmjet destabilizimit të situatës në kuadër të teorisë së “kaosit të kontrolluar”, - vuri në dukje ekspertja për problemet e politologjisë krahasuese të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) të MPJ të Federatës Ruse Elena Ponomarjova: “- Kuptimi i kësaj teorie konsiston në krijimin e një numri sa më të madh shtetesh të vogla. Kjo ide gjeti realizim të suksesshëm në jetë në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Përveç kësaj, zgjedhja bëhet në favor të dobësimit artificial të shteteve ekzistuese me qëllim që ato të varen tërësisht nga forcat e jashtme politike dhe financiare - NATO, BE, organizatat financiare ndërkombëtare. Një riformatim i tillë i hapësirës së Ballkanit, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërme e të Mesme do tu lejojë fuqive perëndimore të rrisin prezencën e vet politike dhe ushtarake atje dhe të kontrollojnë burimet natyrore lokale, para së gjithash, ato energjetike”, - tha ekspertja ruse Elena Ponomarjova.

0Ndryshe nga Bosnjë e Hercegovina, Kosova apo Maqedonia, realizimi i skenarit politiko-ushtarak të NATO-s në Libi ose në Siri lehtësohet nga prania e daljes në det të këtyre dy vendeve. Është i domosdoshëm vetëm përpunimi i ndërveprimit në hedhjen e desantit nga anijet që patrullojnë akuatorin e Detit Mesdhe. Me këtë, sipas informacionit disponues, dhe kanë ndërmend të merren tani pjesëmarrësit e manovrave ushtarake “Feniks Ekspres” (“Phoenix Express”).

Pjotër Iskenderov