0Likuidatorët e avarisë, që ndodhi në elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1”, u detyruan të ndërpresin pompimin e ujit të ndotur me rrezatim radioaktiv nga objektet nëntokësore dhe sistemi i kullimit të elektrostacionit. Në momentet aktuale të gjitha rezervuaret ekzistuese për ruajtjen e ujit janë mbushur plot e përplot. Operacioni do të rifillojë vetëm në mes të qershorit. Tani katet nëntokësore dhe sistemet e komunikacionit të katër reaktorëve të dëmtuar të centralit bërthamor janë përmbytur me 80 mijë ton lëndë të lëngshme radioaktive. Këto vëllimeve në të ardhmen mund të rriten për shkak të plasaritjeve të shumta në korpuset e reaktorëve dhe fillimit të stinës së shirave. Në qershor është planifikuar lançimi i impiantit për purifikimin e ujit radioaktiv.