Rusi Igor Prokofiev u shpall laureat i çmimit prestigjioz ndërkombëtar të Shoqatës Gjeografike Mbretërore të Londrës me nominacionin “Për përpjekjet e ndërmarra në ruajtjen e popullatës së lakuriqëve të natës në Rusinë Perëndimore”. Ky çmim u dorëzua në maj të këtij viti tashmë për të 18 herë. Çdonjëri prej 7 finalistëve mori nga duart e Princeshës Anna statujëzën e kristaltë transparente me një flutur të gdhendur brenda saj si dhe një çek prej £ 30.000, mjete këto që destinohen për zhvillimn e projekteve të fituesit të çmimit.

Igor Prokofiev është Shef i Laboratorit të bio-indikacionit dhe bio-monitorimit të Universitetit të Briansk-ut. Ai drejton programin iBats - projektin e parë rus me përmasa të gjera për mbikëqyrjen e popullatës së lakuriqëve të natës. Ai arriti me ndihmën e vullnetarëve dhe studentëve-biologë të organizojë studimin e thelluar dhe mbrojtjen aktive të këtyre kafshëve.

Shkencëtarët zbuluan se lakuriqët e natës, të cilët përbëjnë gati 1/4 e gjithë  gjitarëve të planetit, janë indikator i shkëlqyer biologjik, i cili tregon gjendjen e mirë të mjedisit rrethues. Në Evropë vërehet aktualisht tendenca e qëndrueshme e minimizimit të diversitetit të numrit të llojeve të lakuriqëve të natës. Që tani duhet filluar të mendohet për mbrojtjen e tyre, thotë Igor Prokofiev. “- Me sukses të madh po merren me këtë problem në Britaninë e Madhe. Atje ekzistojnë ligje të posaçme: njerëzit nuk kanë të drejtë të marrin e ti përzenë sipas qejfit lakuriqët e natës nga shtëpitë e veta. Për këtë ata duhet të marrin medoemos leje speciale. Ne jemi vetëm në fillim të rrugës, vetëm sa kemi filluar ti kushtojmë vemedje lakuriqëve të natës, të cilët jetojnë në Federatën Ruse, përpiqemi të forcojmë mbrojtjen dhe të merremi me studimin e tyre. Këto kafshë janë mjaft të dobishme. Ato zhdukin një numër jashtëzakonisht të madh insektesh, dëmtuesish në bujqësi”, - tregon Igor Prokofiev.

Jetojnë këto krijesa të vogla zakonisht në koloni të mëdha në pemë, guva e shpella. Ato kanë një sistem kaq të përsosur echo-lokacioni, saqë arrijnë të kapin edhe dridhjet më të lehta të rrymave të ajrit, po ashtu si delfinët të rrymave të ujit. Rreth 10 herë në sekondë lakuriqët e natës lëshojnë sinjal zanor me frekuencë ultra të lartë, më pas kapin me vesh valët zanore të reflektuara nga objektet. Skanimi i objektit bëhet në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë, përpunimi i të dhënave merr vetëm disa microsekonda. Pikërisht studimi i lakuriqëve të natës i dha start shkencës Bionika dhe krijimit të aparaturave të echo-lokacionit. Meqë ra fjala, njeriun ata kurrë nuk e sulmojnë.

0Miliona vjet më parë, në kohët e lashta, këto kafshë të vogla fluturuese ishin krejtësisht të tilla, si tani. Për këtë dëshmojnë fosilet e gjetura nga arkeologët. Në ditët tona në grupin e vetëm të gjitarëve fluturues ndeshet edhe lakuriqi i natës tajlandez me përmasa shumë të vogla, sa një brumbull, edhe dhelpra fluturuese gjigande me hapje të krahëve gati 2 metra. Ndërsa gjithsej në botë numërohen një mijë specie të lakuriqëve të natës.