“Gazpromi” rus do të dyfishojë kapacitetin e depozitave të gazit në Europë, shkruan gazeta “RBK Daily”. Sipas fjalëve të drejtuesit të kompanisë, kjo do të mundësojë furnizime pa ndërprerje të lëndës së kaltër në sfondin e kërkesës në rritje për të në Europë. Gjatë kësaj, vë në dukje botimi, “Gazprom” nuk shqyrton ndërtimin e rezervuareve vuri në dukje kreu i kompanisë gjermane “Wings”, Gerhard Kenig. Sipas fjalëve të tij, deri në vitin 2020 Europës do ti nevojiten 590 miliardë metra kub gaz në vend të 520 miliardëve që aktualisht konsumohen. Ndërkaq prodhimi i vet do të reduktohet në mënyrë dastrike.

Baku dhe Moska do të zgjidhin fatin e stacionit radiolokativ Gabal, shkruan botimi “Независимая газета” (“Nezavisimaja gazeta”). Këto ditët e afërta do të fillojnë negociata në lidhje me çështjet e zgjatjes së afatit të arendës së tij. Stacioni Gabal, përmend gazeta, u ndërtua në vitin 1985 në veri të Azerbajxhanit me qëllim paralajmërimin e sulmit raketor nga jugu. Sipas karakteristikave teknike bile dhe sot ky është më i forti nga sitemet radiolokativë për sistemin e lajmërimit të menjëhershëm. Sipas mendimit të ekspertëve azerbajxhanas, Moska edhe në vitin 2002, nënshkroi një marrëveshje arendore, duke marrë parasysh, se herët ose vonë do të largohet nga Gabal. Por në kushtet aktuale, kur SHBA-s nuk kanë refuzuar ende nga dislokimi në vendet e Europës Lindore të Stacionit Radiolokativ, siç u planifikua në Poloni të raketave interceptore, situata ka ndryshuar. Sipas mendimit të ekspertëve vendas, ka shumë mundësi, që Baku dhe Moska të zgjasin afatin e arendës. Për më tepër, mbetet në fuqi propozimi rus për shfrytëzimin e përbashkët të stacionit me SHBA-s.

“Trazirat në Lvov përfunduan me arrest”, konstaton titulli i gazetës “Коммерсант” (“Kommersant”). Në qytet vazhdojnë arrestime të nacionalistëve nga Partia “Liria”. Botimi përmend, se fjalë bëhet për pjesëmarrësit e përplasjeve masive në qytetin më të madh të Ukrainës Perëndimore më 9 maj, kur nacionalistët u përpoqën të ndërprisnin festimin e përvjetorit të Fitores mbi fashizmin. Të arrestuarit e parë u bënë deputetët nga këshillat rajonalë, që akuzohen për ushtrim dhune mbi bashkëpunëtorët e milicisë. Ata janë aktivistë të Partisë radikale “Liria”. Në këto ditët e afërta në Ukrainë mund të zhvillohen trazira të reja masive-për nesër në Odesë është planifikuar marshi i kësaj partie nacionalistike, kurse më 22 qershor, ditën e fillimit të Luftës së Madhe Patriotike, në Lvov do të mbërrijnë veteranë nga qarqet Harkovsk, Llugansk dhe Doneck. Me një fjalë, situata në dy qytetet e mëdha të Ukrainës përsëri është e tensionuar.