Në Petersburg do të fillojë punën e vet Forumi Ndërkombëtar Juridik. Pritet, që në mbledhjen plenare “Drejtësia-instrument i zhvillimit inovator dhe sigurisë së paqes globale” do të mbajë fjalim Dimitri Medvediev. Ky forum do të mbledhë  mysafirë dhe pjesëmarrës nga shumë vende të botës. Në të do të mbajnë fjalim Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland, Komisarja Europiane për punët e brendshme Cecilia Malmstrom, Sekretari i Përgjithshëm i konferencës së Hagës për të drejtën personale ndërkombëtare Gans van Lon, Kryetari Gjykatës Kushtetuese të Federatës Ruse Valeri Zorkin dhe të tjerë. Forumi Ndërkombëtar Juridik i Petersburgut është ngjarje e rëndësishme juridike e vitit në Rusi, Europën Lindore dhe rajonin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP).