Ekspedita e Shoqërisë Gjeografike ruse në anijen kërkimoro-shkencore “Pavel Gordienko”, që studioi gjatë një muaji situatën radioaktive në Lindjen e Largët, u kthye në Vlladivostok. Pjesëmarrësit e saj-shkencëtarët e Akademisë Ruse të Shkencave, bashkëpunëtorë të Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme dhe shërbimeve meteorologjike bënë monitorimin e situatës radioaktive në këtë rajon pas avarisë që ndodhi në elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1”. Vetëm pranë brigjeve japonezë u evidentuan radionuclide. Në ujrat detare është e njëjta situatë.