A është e mundur vallë lidhja e një marrëveshje të re midis “BP” dhe“ROSNEFT”? Për këtë i tregoi botimit «Известия» (“Izvestia”) Zëvendëskryeministri rus Igor Seçin. Ai është mëse i bindur, se planet e përbashkëta të kompanive ruse dhe britanike janë plotësisht të realizueshme, por në kushte të reja. Sepse si fort i madh është tundimi për përvetësimin e shelfit të Arktikut. Por, siç deklaroi në intervistën e vet Zëvendëskryeministri rus, me “BP” që këtej e tutje duhet punuar me shumë kujdes. Në kompaninë “ROSNEFT” shprehen të gatshëm për të marrë në konsideratë edhe variante të tjera bashkëpunimi, për shembull, me Exxon, Shevron apo Shell. Në “BP” gjithashtu deklarojnë, se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga lufta konkurruese dhe se gjigandi britanik i naftës dhe gazit është mjaft i interesuar për të punuar në Rusi. Gazeta kujton, se mbi shkëmbimin e aktiveve dhe krijimin e ndërmarrjes së përbashkët “BP” dhe “ROSNEFT” ranë dakort që në muajin janar. Në përvetësimin e shelfit të Detit Kara vetëm në etapën e parë britanikët duhet të investojnë deri në 2 miliardë dollarë. Por lidhjen e marrëveshjes e penguan aksionerët e kompanive partnere.    

Shengeni ndodhet nën goditje, kurse Rusia nuk do të bëhet pjesë e Evropës pa viza, sepse vetë “Evropa pa kufij” mund të zhduket fare së shpejti, shkruan gazeta «Новые известия» (“Novie izvestia”). Në Evropë po vjen duke marrë forcë një tendencë tjetër: jo zgjerimi i hapësirës pa viza, por reduktimi i saj. U vu nën pikëpyetje bile edhe ekzistenca e vetë Marrëveshjes së Shengenit mbi regjimin e udhëtimeve pa viza midis vendeve evropiane. Goditja e parë mbi “Evropën pa viza” u dha prej Afrikës së Veriut, nga ku, pas kalvarit të serisë së revolucioneve, vërshoi fluksi i refugjatëve në Evropë. Kjo i detyroi qeveritë e shteteve kryesore evropiane të mendojnë seriozisht për rishikimin e Marrëveshjes së Shengenit. Goditjen e dytë mbi Shengenin e dha Danimarka, e cila më 11 maj vendosi kontrollet doganore me të zgjedhur.

0Jashtëtokësorët (aliens) po fluturojnë drejt nesh me disk fluturues (unidentified flying object-UFO) në bishtin e kometës Elenina, frikëson lexuesit

gazeta «Комсомольская правда» (“Komsomolskaja pravda”)

0. “Fluturon kometa, ndërsa pas saj, majtas dhe djathtas trajektores evidentohen gjurmë nga 2 yje” - kështu e përshkruajnë objektin e fiksuar në foto astronomët. Dhe ata presin ardhjen e mysafirëve jashtëtokësorë aty nga 10 shtatori bile. Fillimisht ky njoftim u perceptua si shaka. Por raporti u duk sërish në Internet dhe tashmë me referim tek përfaqësuesit e Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA). Shtypi gërmoi akoma dhe më thellë dhe evidentoi se të parët ishin kinezët. Gazeta sqaroi se kometa u zbulua vetëm 6 muaj më parë nga shkencëtari rus Leonid Elenin. Vetitë e këtij trupi qiellor nuk janë studiuar ende dhe prandaj japin ushqim e pretekst për fantazi.

Gazeta «Комсомольская правда» (“Komsomolskaja pravda”)

0 propozon të presim të qetë deri në shtator.