Shkarko audiofailin

Autoritetet serbe kanë ndërmend të paraqesin në një kohë të afërt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së projekt rezolutën që parashikon zhvillimin nën drejtimin e OKB-së të hetimit të pavarur të krimeve të kryera në Kosovë. Mbi pikësynimin e vet për ta kryesuar këtë hetim tashmë deklaroi ish Kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Carla del Ponte. Kësaj teme i kushtoi komentin e vet vëzhguesi i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Pas asaj, kur në janar të këtij viti PACE mbi bazë të raportit të Dick Marty-t pranoi, faktikisht, se në Kosovë duke filluar që nga vitit 1998 janë kryer krime të shumta kundër serbëve kosovarë, përfshirë këtu edhe trafikimin e organeve njerëzore, dhe kërkoi zhvillimin e një hetimi të plotë, kjo punë u zhyt në vorbullën marramendëse të akuzave të ndërsjellta. Komisionerja e Lartë e BE për Çështjet Ndërkombëtare Catherine Ashton autorizoi për këtë hetim Misionin e BE në Prishtinë (EULEX). Por Misioni e nisi për së mbrapshti këtë punë duke akuzuar Dick Marty-n për mungesë vullneti për bashkëpunim me hetimin. Sikur, gjoja, ai nuk i dorëzon EULEX materialet e mbledhura. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj Dick Marty deklaroi, se nuk e quan Misionin e BE të aftë, kompetent për të kryer një hetim të tillë. Sepse, sipas të dhënave që disponon ai, pikërisht udhëheqësit e BE së bashku me amerikanët gjatë gjithë viteve të fundit, për shkak të konsideratave politike, i kanë mbuluar veprimet e liderëve kosovarë me në krye Hashim Thaçin. Dhe prandaj ata nuk kanë të drejtë të dalin në rolin e prokurorëve dhe gjykatësve në çështjen e “transplantimit të zi”. Carla del Ponte e mbështeti pozitën e Dick Marty-t.

Si rezultat u krijua një situatë aparencialisht paradoksale. Në anën e Serbisë dolën PACE dhe Carla del Ponte, të cilat më parë askush nuk guxonte ti paragjykonte për qëndrim me simpati ndaj serbëve. Ndërsa u bën ballë atyre, në radhë të parë, Bashkimi Evropian, i cili, siç do të dukej në vështrim të parë, është i interesuar për triumfin e drejtësisë në Evropë.

Megjithatë kjo është situatë paradoksale vetëm në dukje dhe ka paralelet e veta në rajone të tjera të mbarsura me konflikte të botës bashkëkohore. Sepse kundër zhvillimit të një hetimi të plotë dalin pikërisht ato vende dhe organizata, të cilat kanë se ç’të fshehin. Për shembull, Shtetet e Bashkuara vëzhgojnë me vigjilencë të madhe që të mos marrin publicitet ndërkombëtar krimet e ushtarakëve të tyre në Irak. NATO synon të monopolizojë kontrollin ndaj zhvillimit të situatës në Afganistan.

0Ndërkohë pikërisht NATO dhe institutet e tjera perëndimore duhet të mbajnë përgjegjësinë kryesore për operacionet ushtarake jo vetëm në Ballkan, por edhe në rajone të tjera me konflikte të botës, deklaroi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” ekspertja e Qendrës ruse për Studimin e krizës bashkëkohore ballkanike Anna Filimonova: “- Gjithë përgjegjësia për situatën e krijuar bie, në radhë të parë, mbi Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sepse pikërisht ajo dhe qëndron pas operacioneve ushtarake dhe pas gjithë pasojave të tyre. Por tani për tani NATO-s nuk po i paraqiten kurrfarë pretendimesh në nivel ligjor ndërkombëtar. Dhe çfarëdo përpjekjesh të komunitetit ndërkombëtar që ndërmerren për të shqyrtuar objektivisht situatën ballafaqohen me rezistencën e ashpër të atyre forcave që vullnetarisht e në mënyrë të njëanshme i atribuuan vetes të drejtën për ushtrimin e kompetencave ushtarake, policore dhe administrative”, - konkludon Anna Filimonova.