Shkarko audiofailin

Më 18 maj kremtohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Çdo vit ajo zhvillohet nën një devizë të veçantë. “Objektet do të tregojnë historinë tuaj” - e tillë është motoja e tanishme e kësaj Dite.

Por nën një “devizë” (temë) krejtësisht tjetër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, filloi diskutimi i nxehtë midis përfaqësuesve të muzeve më të mëdha të Rusisë. Dhe pikërisht: “Muzetë e Rusisë në mes të autoriteteve dhe banorëve”.

Duke u ingranuar në debatin e sipërpërmendur Drejtori i Muzeut Ermitazh të Shën Petersburgut Mikhail Piotrovsky e kritikoi ashpër projektin e programit të zhvillimit të muzeve, i cili është llogaritur deri në vitin 2020. Sipas tij, të flitet mbi sigurinë, paprekshmërinë e fondeve gjatë mungesës gjithkund të depozitave të ruajtjes së eksponateve, është një gjë krejtësisht qesharake. “- Këtë program ne e kemi diskutuar në kolegjiumin e Ministrisë së Kulturës, dhe e quajmë atë, në përgjithësi, si fare të pavlefshëm. Ky program është produkt tipik i asaj që ne quajmë modernizim - kur pajtohet në punë një firmë konsulente, më pas kjo firmë përpunon disa projekte pa qenë kompetente në këtë fushë dhe pa ditur absolutisht se ç’po ndodh në të vërtetë, dhe si rezultat i kësaj pune del një program i tillë që kërkon modifikim serioz. Modernizimi nuk i duhet aspak muzeve tona: muzetë tona janë absolutisht moderne dhe funksionojnë në nivelin e të gjitha muzeve bashkëkohore! Inovacionet janë krejtësisht tjetër punë: programi duhet të jetë inovativ. Në Rusi jo vetëm që nuk ka fonde depozituese, por nuk ka as kulturë të mirëfilltë të fondeve të tilla. Po, vërtet, në Muzeun Ermitazh ka fonde depozituese, të cilat ne arritëm ti krijojmë me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha. Dhe ato janë, duhet thënë, ndër më të mirat në botë. Atje zhvillohet një sistem i tërë i kulturës së ekspozimit, meqenëse fondet e hapura depozituese të eksponateve, si elemente të jetës së muzeut, janë tashmë gjëra inovative”, - thotë Mikhail Piotrovsky.

Drejtoresha e Galerisë Tretyakov të Moskës Irina Lebedeva gjatë zhvillimit të debateve deklaroi, se jo vetëm autoritetet pushtetore, por edhe biznesi duhet ti kushtojë vemendje zhvillimit të muzeve.   

0Biznesi, vërtet, nuk nxiton të ingranohet në punën e muzeve, kurse autoritetet federale dhe rajonale shpesh herë nuk arrijnë të marrin parasysh nevojat e muzeve. Prandaj, në këtë situatë pa rrugëdalje, muzetë fillojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin. Ja shembulli i fundit ilustrativ i këtij bashkëpunimi: në Muzeun e Artit të qytetit Tomsk (Siberi) planifikohet zhvillimi i ekspozitës me eksponate të koleksioneve të Ermitazhit. Por në këtë muze mungon sistemi modern i sigurisë dhe sistemi i ngrohjes, ndriçimi i eksponateve realizohet me anë të llambadarëve të zakonshëm në vend të sistemit special të ndriçimit. Deri në momentin e sjelljes së eksponateve të ekspozitës nga Shën Petersburgu të gjitha këto probleme do të zgjidhen në Muzeun e Artit të Tomskut. Me këtë punë do të merren autoritetet e qytetit duke marrë parasysh kredibilitetin botëror dhe vlerën e koleksioneve të Ermitazhit. Meqë ra fjala, po në këtë mënyrë Ermitazhi ka “ndihmuar” tashmë edhe disa muzeume në kryeqytetin e Tartarstanit -  Kazan, ku ka hapur bile edhe filialin e vet.