0Në Moskë mbështesin reformën e Këshillit të Evropës dhe besojnë se kjo Organizatë mund të bëhet shtyllë humanitare e sigurisë evropiane. Për këtë deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland. Duke folur mbi reformën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut Sergei Lavrov vuri në dukje, se ajo duhet përshtatur për garantimin e depolitizimit të gjykatës dhe respektimin e rreptë të fushës së juridiksionit të saj.