Rusia po inicion projektin më grandioz dhe më ambicioz të integrimit që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shkruan gazeta «Московские новости» (“Moskovskie novosti”). 11 vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) do të përpiqen të jetojnë sipas normave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Formalisht zona e tregtisë së lirë ka ekzistuar  gjithmonë në Bashkësi. Por, në fakt, kurrfarë lirie nuk kishte. Rregullat e tregtisë së ndërsjelltë përcaktoheshin nga më shumë se 100 marrëveshje dypalëshe. Aktualisht situata ka ndryshuar në mënyrë kardinale. Vërtet, siç shkruan gazeta «Ведомости» (“Vedomosti”), personat zyrtarë nuk bëjnë të ditura detajet e takimit të ardhshëm të Këshillit të Kryetarëve të qeverive të BSHP në kryeqytetin e Bjellorusisë - Minsk. Në qoftë se Drejtori i Departamentit Ekonomik të Komitetit Ekzekutiv të BSHP Andrei Kushnirenko u shpreh mbi atë, se nënshkrimi i traktatit është planifikuar tashmë, bashkëpunëtori i aparatit të qeverisë ruse në një bisedë me gazetarët ishte më pak kategorik: dokumenti fillimisht do të diskutohet, kurse nënshkrimi i tij do të realizohet më vonë.     

Në SHBA duan të zhvulosin rezervat e arit, njofton botimi «Независимая газета» (“Njezavisimaja gazeta”). Amerika e shterroi tashmë kufirin e huamarrjes për mbulimin e defiçitit buxhetor. Presidenti Barack Obama paralajmëroi mbi rrezikun e një recesioni të ri serioz dhe shembjen e sistemit global financiar, në qoftë se Kongresi nuk do ti lejojë qeverisë së SHBA të vazhdojë të marrë hua. Në fakt, Uashingtonin e frikëson defaulti teknik. Por ekspertët e gazetës rekomandojnë për të mos iu nënshtruar prirjeve alarmuese. Janë krejtësisht të qetë edhe analistët amerikanë. Kështu, mbrëmë botimi “The Washington Post” kujtoi se SHBA nuk janë aspak vend i varfër. Si pronë e qeverisë federale figurojnë rreth 650 milionë akra tokë (gati 1/3 e vendit), një milion ndërtesa, kompani energjetike, sistemi i autostradave të shpejta (expressways). Së fundi, në Fort Knox-in legjendar ruhen rezervat e arit të SHBA - më shumë se 5 mijë tonë. “Me marrjen parasysh të çmimeve të larta aktuale të floririt dhe problemit të madh me borxhin është e arsyeshme të shitet ari në momentin e vlerës më të lartë të tij në treg”, - mendon bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Qendrës konservatore “The Heritage Foundation” Ron Utt.     

0Heqja e mundimshme qafe e hijeve ogurzeza, në këtë mënyrë e karakterizon

botimi «Независимая газета» (“Njezavisimaja gazeta”)

0 situatën me programin e de-Stalinizimit, që u bë publik nga Presidenti Dimitri Mevediev në mbledhjen e Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtat e Njeriut. Disa shpresojnë se de-Stalinizimi do të çojë në de-komunizimin e Rusisë, të tjerë presin luftën kundër mbeturinave të autoritarizmit burokratik, ndërsa një tjetër kategori njerëzish mbështesin shpresat në pendimin kombëtar. Megjithatë Stalinin nuk e harruan edhe pas 2 fushatave të fuqishme anti-staliniste dhe nuk do ta lenë në harresë edhe pas të tretës, parashikon botimi. Kjo është mëse e qartë nga debatet e nxehta, të stuhishme që kanë plasur në shtyp. “De-Stalinizimi nuk është goditje kundër Stalinit, por kundër Rusisë bashkëkohore. Në vend të luftës, ballafaqimit me të kaluarën, ne kemi nevojë të luftojmë me të tashmen tonë”, - këmbëngul Aleksei Pushkov - autori dhe drejtuesi i programit televiziv me shumë popullaritet “Post scriptum”.