Marrëdhëniet e Rusisë dhe NATO-s do të varen nga ajo, se në ç’shkallë do të respektojnë vendimet e OKB-së vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut që po zhvillojnë aktualisht operacionin ushtarak në Libi. Për këtë deklaroi në Athinë Zëvendës ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Aleksandër Grushko në konferencën për sigurinë evropiane, e cila u organizua nga MPJ të Rusisë dhe Greqisë. Ai vuri në dukje se operacioni në Libi po bëhet provë e parë reale për konceptin e ri strategjik të NATO-s. Grushko shprehu preokupim në lidhje me faktin, se veprimet e koalicionit në Libi po kapërcejnë gjithnjë e më shumë kufijtë e përcaktuar nga OKB-ja.