Shkarko audiofailin

Dita Ndërkombëtare e Helpline për Fëmijët tradicionalisht kremtohet më 17 maj. Këtë vit në Rusi ajo do të zhvillohet nën moton “Fëmijët i thonë Helpline “Po”!”.

Iniciativa e kremtimit të kësaj dite i përket Shoqatës Ndërkombëtare të Helpline për Fëmijët (CHI), e cila është njohur zyrtarisht nga Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Presidentja e Fondit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga abuzimet dhe keqtrajtimi Marina Egorova: “- Sipas statistikave të Shoqatës Ndërkombëtare të Helpline për Fëmijët (CHI), e cila u themelua në vitin 2003 dhe përfshin në radhët e veta 147 anëtarë nga 133 vende, në shërbimin e tyre kanë telefonuar më tepër se 14 milionë fëmijë. Mesatarisht, çdo zyrë e kësaj Shoqate merr çdo ditë jo më pak se 10 telefonata nga fëmijët në lidhje me dhunën e ushtruar mbi ta”, - thotë Marina Egorova.

Rusinë në këtë organizatë, - vazhdon më tej ajo, - që nga viti 2007 e përfaqëson Fondi Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga abuzimet dhe keqtrajtimi. Fëmijëria nuk është vetëm kohë e lumtur, pa ëndërralla, shprehen me bindje bashkëpunëtorët e shërbimeve ruse të Helpline për Fëmijët, të cilat numërojnë rreth 280 të tilla në mbarë vendin. Çdo vit ato pranojnë më tepër se gjysmë milioni thirrje nga fëmijët dhe adoleshentët.

Në vjeshtën e vitit të kaluar në Rusi u vendos një numër i vetëm telefonik Helpline për fëmijët, adoleshentët dhe prindërit e tyre . Ai është i lehtë për tu mbajtur mend: 8-800-2000-122. Duke marrë me këtë numër në çdo orë të ditës apo të natës, çdo qytetar i ri rus mund të jetë i sigurt se atë jo vetëm që do ta dëgjojnë me shumë vemendje, por dhe do ti japin patjetër ndimën e nevojshme. Sipas fjalëve të psikologëve që punojnë në shërbimet telefonike të Helpline për fëmijët, problemet më aktuale janë konfliktet në shkollë, grindjet me shokët e miqtë, vuajtjet në lidhje me dashurinë e parë, gjendja e stresit nga divorci i prindërve. 3% e ankesave të fëmijëve janë në lidhje me keqtrajtimin në familje dhe rastet e dhunës seksuale të ushtruar mbi ta.

0Në kuadër të festimit të Ditës  Ndërkombëtare të Helpline për Fëmijët në rajonet e Rusisë do të zhvillohen shumë aktivitete, qëllim i të cilave është përhapja në mes të të rinjve dhe të rejave rusë të informacionit mbi ekzistencën e shërbimit anonim të dhënies së ndihmës psikologjike falas. Në Republikën e Udmurtisë, që ndodhet në zonën e Mesme të Uralit, në veçanti, do të zhvillohen disa konkurse - i brigadeve të propagandës shkollore “Mos lejo askënd që të të ofendojë”, i vizatimeve në asfalt dhe ai i historisë më interesante “Si më ndihmoi mua Helpline”.