Shkarko audiofailin

Uashingtoni po vë nën rrezik kërcënues serioz arritjen më të rëndësishme - “riformatimin” e marrëdhënieve me Moskën. Në qoftë se SHBA dhe NATO do të zhvillojnë sistemin evropian të mbrojtjes antiraketë pa marrë në konsideratë mendimin e Rusisë, atëhere ajo ka të drejtë të tërhiqet, të dalë nga Traktati mbi kufizimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Për këtë deklaroi Zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov gjatë fjalës së marrë në Dumës Shtetërore, ku u diskutuan perspektivat e krijimit të mbrojtjes evropiane antiraketë. Për eliminimin e druajtjeve të Rusisë në lidhje me planet e SHBA dhe NATO-s në sferën e mbrojtjes antiraketë (MAR) duhen jo vetëm deklaratat politike, por edhe bazat ligjore, shtoi diplomati rus. Duam t’ju kujtojmë se në samitin e Këshillit Rusi-NATO, që u zhvillua në Lisbonë në nëntor të vitit 2010, Presidenti Dimitri Medvediev propozoi krijimin e mbrojtjes evropiane antiraketë me pjesëmarrjen ruse. Në përputhje me “qasjen sektoriale” Rusia do të mbrojë territorin e vet, kurse NATO- të sajin. Me koordinimin e punës së dy sistemeve do të merret Qendra speciale e ushtrimit të kontrollit. Por SHBA dhe NATO dalin kundër kësaj ideje. Ja mendimi i Nënpresidentit të Akademisë ruse të Problemeve të Sigurisë, Mbrojtjes, Zbatimit të ligjit e Ruajtjes së rendit Viktor Esin: “- Mua më duket se faktor kryesor që pengon afrimin e qasjeve të Rusisë dhe SHBA dhe, në tërësi, të vendeve pjesëmarrëse të NATO-s përkatësisht konceptit të krijimit të mbrojtjes evropiane antiraketë është deficiti i besimit të palëve ndaj njëra-tjetrës, i cili, për fat të keq, vazhdon të ruhet ende që nga kohërat e Luftës së Ftohtë. Ky është një nga problemet kryesore, pa kapërcimin e të cilit është krejtësisht i pamundur ndërtimi i sistemit të mbrojtjes së përbashkët antiraketë në Evropë”, - thotë Viktor Esin.

0Përsa i përket garancive ligjore për eliminimin e shqetësimeve të Rusisë në lidhje me planet e SHBA dhe NATO-s në sferën e MAR në Evropë, të tilla nuk ka kurrfarë gjasash që të jepen. Shefi i Pentagonit Robert Gates në vend të kësaj i propozoi Rusisë disa, të themi, “garanci politike”. Por Perëndimi e ka bërë tashmë zakon të japë fare lehtë, pa problem, garanci të kësaj natyre. Për shembull, gjatë kohës së shpërbërjes së Organizatës së Traktatit të Varshavës NATO premtoi se nuk do ta zgjerojë Bllokun e vet në drejtim të Lindjes. Por shumë shpejt ky premtim i saj u la në harresë. Prandaj si zor të besohet që Moskën ta kënaqë “garancia politike” e radhës nga ana e Aleancës së Atlantikut të Veriut. E megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, negociatat me Moskën përkatësisht krijimit të sistemit evropian të MAR po vazhdojnë. Kjo temë, me sa duket nga të gjitha, do të bëhet një ndër kryesoret në negociatat e pritshme të presidentëve të Rusisë dhe SHBA, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barack Obama në samitin e “G-8”, i cili do të mbahet në fund të majit në Deauville të Francës.