Shkarko audiofailin

Rusia bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të shkeljes së rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë. Për këtë deklaroi më 16 maj në Moskë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov gjatë komentimit të propozimeve të Ligës së Shteteve Arabe për ndalimin e mundshëm të transmetimit të kanaleve televizive të Libisë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ligës së Shteteve Arabe apeluan tek Organizata e rrjetit satelitor të vendeve arabe “Arabsat”, e cila bazohet në Ar Riyad, me kërkesën për të bllokuar transmetimin e kanalit televiziv shtetëror libian “Xhamahirija” (“Jamahiriya”). Përveç kësaj, krerët e MPJ theksuan domosdoshmërinë e bllokimit të ritransmetimit edhe të të gjitha kanaleve dhe stacioneve të tjera që përdor Muammar Gaddafi. Një vendim i tillë i Ligës, i cili u morr gjoja mbi bazë zë rezolutës № 19.73 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka nevojë për verifikim, theksoi Sergei Lavrov: “-  Unë e vë në dyshim fort të madh vetë faktin se diplomatë kaq të kualifikuar, si homologët e mi - Ministrat e Jashtëm të Lidhjes së Shteteve Arabe - mund ta konsiderojnë rezolutën № 19.73 si të tillë që ndalon veprimtarinë e ndofarë mjeteve të informimit masiv, apo që vendos kufizime të caktuara ndaj lirisë së fjalës. Deri tani ne gjithmonë jemi nisur në logjikën e veprimeve tona nga nevoja për të shmangur gjithfarë ndërhyrjesh në punën e mediave gjatë pasqyrimit të ngjarjeve të caktuara dhe aq më tepër kur fjalë bëhet, në thelb, për luftën civile dhe kur është jashtëzakonisht e rëndësishme të mësohet qëndrimi i secilës palë direkt nga burimet e para, nga goja e përfaqësuesve të tyre”, - tha Sergei Lavrov.

Sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm rus, rezolutat № 19.70 dhe № 19.73 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të respektohen në mënyrë rigoroze në kuadër të mandateve të përmbajtura në to. Këtë temë MPJ e Rusisë ka ndërmend ta diskutojë me Përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Abdelilah al-Khatib, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë në Moskë. Në negociatat që do të zhvillohen me të do të shqyrtohet edhe përparimi në zbatimin e nismës së OKB-së mbi shpalljen urgjente të pauzës humanitare në Libi. Përveç kësaj, sipas fjalëve të Lavrovit, më 17 maj do të zhvillohet takimi me përfaqësuesin zyrtar të autoriteteve të Libisë.

0Ndërkohë Shefi i Shtabit të forcave të armatosura të Britanisë së Madhe David Richards bëri thirrje për zgjerimin e numrit të objekteve mbi të cilat NATO, siç u shpreh ai, mbi bazë arsyesh plotësisht legjitime mund të japë goditje ajrore. Objektiva të reja, sipas fjalëve të gjeneralit, duhet të bëhen objektet e infrastrukturës libiane. Ndërkohë, duhet theksuar, se një gjë e tillë bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kërkesat e rezolutës № 19.73 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u miratua për mbrojtjen e popullsisë paqësore të Libisë, dhe njëkohësisht rrezikon të vërë nën goditje vetë Këshillin e Sigurimit.