Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Barack Obama do të diskutojnë situatën në sferën e Mbrojtjes Antiraket (MAR) në samitin e “G-8”-shes në fund të majit në Deauvillen francez.  Për këtë deklaroi të hënën për gazetarët Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë NATO-s Dimitri Rogozin. “Aktualisht po bëhet përgatitje aktive për takimin në Deauville, ndër të tjera për çështjen MAR. Po zhvillohen në mënyrë aktive negociata të linjës diplomatike dhe ushtarake”, u shpreh ai.