Në Kopenhagen filloi procesi gjyqësor në lidhje me shtetasin e Çeçenisë Lors Dukaev, që akuzohet për terrorizëm. Hetuesit supozojnë, se Dukaev po përgatitej të dërgonte një mjet plasës në redaksinë e gazetës “Jullands-Posten”, që në vitin 2005 publikoi karikatura të Profetit Muhamed. Këtë mjet plasës ai e montonte në shtator të vitit të kaluar në një nga hotelet e kryeqytetit danez, ku i shpërtheu në duar. Dukaev atëherë mori plagë të lehta. Terroristi këto 5 vjetët e fundit ka jetuar në qytetin e Belgjikës Liege dhe ka kartë identiteti belge.