Dy shtetas rusë Aleksei Smironov dhe Aleksandër Shibaev për garën e pingpongut fituan të drejtën e pjesëmarrjes në Lojrat Olimpike të vitit 2012 në Londër. Kjo u bë e ditur pas publikimit të listave të rejtingëve të Federatës Ndërkombëtare të kësaj disipline sportive. Gjithsej në Olimpiadë do të marrin pjesë nga 28 sportistë nga  më të fortët midis femrave dhe meshkujve. Sipas rregullave të garave, nga çdo vend në këto Lojra mund të shkojnë jo më shumë se dy sportistë për ndeshjet teke.