Shkarko audiofailin

Mediat evropiane, të cilat deri të dielën e kaluar parathonin me të madhe suksesin e kandidatit të ardhshëm për në postin presidencial të Francës Dominique Strauss-Kahn, pa mënuar, aty për aty u hodhën në radhët e “korit të përvajshëm të qaramanëve”. Bile edhe në qoftë se nuk do të provohet juridikisht faji i tij, karriera politike e Kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u prish në mënyrë të parikuperueshme. Temën do ta shtjellojë më tej në komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Sergei Guk. Autori shkruan: Kompetenca e Dominique Strauss-Kahn si ekonomist, autoritetit i tij profesional janë të njohura mbarëbotërisht. Mungesa e lidershipit pikërisht në periudhën e krizës financiare, gjatë marrjes së vendimeve jo krejtësisht të pakundërshtueshme, të padiskutueshme për BE, është vërtet një humbje e madhe për FMN. Në qoftë se me kredinë (huanë) 80 miliardë $ për Portugalinë gjithçka është pak a shumë e qartë dhe e bashkërenditur, situata me Greqinë paraqitet si ekuacion me shumë të panjohura. FMN tashmë u kërcënua ta ndëshkojë Greqinë me mosdhënien asaj të këstit të radhës prej 12 miliardë $, pa të cilin qeveria greke nuk do të mund tu paguajë dot njerëzve pagat dhe pensionet në muajin qershor. Borxhi i vendit në fund të këtij viti kërcënon të arrijë deri në 158% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së ose GDP-së kombëtare). Më shumë se 80% e pjesëmarrësve të tregjeve financiare botërore, gjatë prezencës së treguesve të tillë, e konsiderojnë vendin të falimentuar. I gjithë problemi tani konsiston në atë: çfarë të bëhet në një situatë të tillë? Pozita e Dominique Strauss-Kahn tani do të ishte, si kurrë ndonjëherë më parë, e nevojshme, e dobishme. Ja se ç’thotë eksperti rus, Presidenti i Bankës “Korporata Financiare Ruse” («Российская Финансовая Корпорация») Andrey Nechaev: “- Përsa i përket FMN, duhet thënë, se për atë, si për institucionin, roli i të cilit u rrit pjesërisht edhe për meritë të Strauss-Kahn, nuk ka ndryshuar asgjë në thelb. Por atë, pa dyshim, e pret aktualisht një periudhë e vështirë. Në qoftë se akuzat e ngritura ndaj tij do të dalin të vërteta dhe Dominique Strauss-Kahn do të jetë i detyruar të lërë postin e vet, unë mendoj se mbas kësaj do të pasojë atëhere lufta shumë-mujore dhe fort e tensionuar për kolltukun e presidentit të FMN”, - thotë Andrey Nechaev.

Në disa media evropiane, kryesisht franceze, përmbahen aluzione në lidhje me atë, se e gjithë historia me përdhunimin është inskenuar me qëllim të diskreditimit të Dominique Strauss-Kahn si kandidatit të ardhshëm për në Pallatin e Elizesë (Palais de l'Elysée). “- Historia duket me të vërtetë mjaft e çuditshme. Por, nga ana tjetër, të mendohet se në të ka dorë Palais de l'Elysée, kjo ngjason me superteorinë e komploteve, gjë të cilën unë nuk e besoj në parim. Ndoshta, në këtë rast mund të ketë vend ndonjë element provokimi apo pompimi të tepruar nga ana e palës amerikane. Nuk mendoj kurrsesi se ky është rezultat i ndofarë punëve të brendshme politike të Francës”, - u shpreh Andrey Nechaev.

0FMN në forumin “ECOFIN”, që filloi punën e vet të hënën, luan një rol mjaft të rëndësishëm, duhet thënë. 1/3 e ndihmës sociale, që po i jepet aktualisht Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, të zhytura në borxhe, vjen nga Uashingtoni. Dhe mungesa në këtë kuvend të lartë e Dominique Strauss-Kahn sigurisht që nuk mund të mos ndihet.