Shkarko audiofailin

Niveli i arsimimit ndikon në jetëgjatësinë e njeriut. Në një konkluzion të tillë arritën ekspertët e Shoqatës Kardiologjike Britanike, njofton BBC. Sipas të dhënave të ekspertëve, njerëzit e arsimuar janë në gjendje të bëjnë zgjedhjen e drejtë përkatësisht këndvështrimit të perspektivës së shëndetit. Njëkohësisht ata dinë ta përballojnë më mirë gjendjen e stresit.

Në studimin e sipërpërmendur u përfshinë 400 veta me moshë 53-75 vjeç. Këtyre personave vullnetarë iu morrën mostat e gjakut për analiza. Më pas u bënë matjet e të ashtuquajturave telomere (nga greqishtja - τέλος - fund dhe μέρος - pjesë) - pjesëve të fundit të kromozomeve të ADN. Ato janë përgjegjëse për jetëgjatësinë e njeriut. Shkencëtarët arritën të zbulojnë, se midis personave që u përfshinë në studim, njerëzit me arsim të ulët i kishin më të shkurtra telomeret se ata me shkallë më të lartë arsimimi. Domethënë, të parët plaken më shpejt. Shkencëtarët theksojnë, se gjatë kësaj niveli i të ardhurave nuk ndikoi në gjatësinë e telomereve, dhe rrjedhimisht, edhe në jetëgjatësinë e njeriut.

Zëvendës Drejtori i Institutit të Psikologjisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Andrei Jurieviç vë në dukje, se niveli i arsimimit përcakton shëndetin psikologjik të njeriut. Dhe se mund të rritet gjithashtu edhe jetëgjatësia e njeriut, nënvizon ai: “- Në jetëgjatësinë e njeriut ndikon pothuajse çdo gjë, duke përfshirë edhe nivelin e arsimimit. Por ky nuk është efekt, ndikim i drejtpërdrejtë, por i ndërmjetësuar, i kushtëzuar nga shumë faktorë. Së pari, njerëzit e arsimuar bëjnë konkluzione më të sakta, kanë mënyrë më të drejtë jetese, dinë më mirë se ç’gjëra janë të dëmshme për shëndetin dhe synojnë ti shmangin ato. Por janë plotësisht të mundshme edhe lloje të tjera ndikimi, për shembull, njerëzit e arsimuar kanë nivel më të lartë zhvillimi mendor, merren më intensivisht me veprimtari intelektuale dhe zgjidhin detyra më të ndërlikuara intelektuale. Ndërsa aktiviteti mendor, siç tregojnë qartë studimet psiko-fiziologjike, çon në aktivizimin më dinamik të proceseve neurohumorale në organizmin e njeriut, gjë kjo që ndikon pozitivisht në shëndetin e tij. Prandaj, në veçanti, njerëzit e sferës intelektuale, gjatë prezencës së barazisë së plotë në gjërat e tjera me grupe diverse të punës jo intelektuale, jetojnë më gjatë”, - konkludon Andrei Jurieviç.

Hulumtuesit nga Shoqata Kardiologjike Britanike theksojnë: se studimi në fjalë është një arsye e mirë për të menduar jo vetëm për jetëgjatësinë, por edhe për cilësinë e arsimit, e cila këto kohët e fundit po përjeton në mbarë botën kohët e veta jo më të mira, duhet thënë.