Përfaqësuesit e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) do të diskutojnë në Asamblenë Ndërparlamentare në Shën Petersburg problemet e tregtisë, ekologjisë dhe punët e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhje. Pjesëmarrësit e forumit do të përpilojnë gjithashtu fjalimin drejtuar shoqërisë botërore në emër të shteteve të BSHP-së në lidhje me 70 vjeçarin e fillimit të Luftës së Madhe Patriotike. Në mbledhjen plenare të Asamblesë do të organizohet konferenca shkencore ndërkombëtare, që i kushtohet 65 vjetorit të procesit të Nurenbergut dhe kongresit të katërt ndërkombëtar ekologjik të Nevskit, në të cilin, marrin pjesë rreth 1,5 mijë delegatë nga 46 vende të ndryshme.