Në sfondin e tërmeteve që ranë në Spanjë dhe Greqi, si dhe paqëndrueshmërisë politike në vendet arabe, këtë vit filloi kërkimi i vendeve të reja atraktive turistike. Një nga këto zbulime mund të bëhet në vitin 2011 Rusia, e cila është e gatshme të ofrojë programe të reja të pazakonta.

Këto vitet e fundit në Rusi filloi të zhvillohet në mënyrë të vrullshme i ashtuquajturi ekoturizëm. Të gjithë atyre që dëshirojnë u ofrohen udhëtime individuale ose në grupe prej 2-3 vetash në Karelia, lundrime nëpër ujërat e lumenjve malorë dhe në liqenin Bajkal - liqeni më i thellë dhe më i pastër i planetit. Qëllimi i ekoturizmit është largimi nga qyteti në vende ku nuk ka shkelur ndonjëherë më parë këmba e njeriut.

Me kalimin e çdo viti po vijnë duke fituar popullaritet gjithnjë e më të madh udhëtimet në Gadishullin e Kamçatkës. Agjencitë turistike lokale kanë zhvilluar lloje të ndryshme programesh turizmi aktiv. Në to përfshihen: turizmi me ecje në këmbë, ngjitja në male dhe vullkane, marshime me fjetje në çadra (tenda) dhe vëzhgimi i jetës së kafshëve në mjedisin e tyre natyror të banimit, sqaroi menaxherja për turizmin aktiv e Kompanisë “Astravel” Anastasia Samarina: “- Ka shumë vende mjaft interesante. Turistët vizitojnë luginën e ujërave termale (geysers), shikojnë vullkanet aktive, shkojnë në liqenin Kuril, vëzhgojnë mënyrën e jetesës së arinjve, vizitojnë fshatin Essa, i cili konsiderohet si “Zvicra e Gadishulli të Kamçatkës”, lahen në burimet e nxehta. Turistët bëjnë gjithashtu lundrime nëpër Oqeanin Paqësor. Janë mjaft interesantë për tu parë edhe vullkanet e grupit Klyuchevskaya. Atje në vitin 1975 ndodhi erupsioni i fuqishëm vullkanik dhe tani mund të shikohen malet që u dukën vetëm 40 vjet më parë, - tregon me pasion Anastasia Samarina.

0Në Republikën e Tuva-së është hapur një kompleks etnokulturor unikal turistik me çadra nomadësh “Aldyn-Bulak”, që i përkthyer do të thotë “Burim i Artë”. Atje turistët mund të dëgjojnë të kënduarin e famshëm me fyt dhe bile ta mësojnë edhe vetë atë. Zonë turistike mjaft premtuese janë edhe ishujt Kurilet Jugore. Turistët-ekstremë mund të përshkojnë duke lundruar me anije me vela distancat midis ishujve Kurile ose të shikojnë vullkanet. Preferuesit e pushimeve të qeta zgjedhin burimet gjeotermale dhe vendet kurative me baltë të ishullit Kunashir.