0Këshilltari i presidentit të SHBA për sigurinë kombëtare Tom Donilon do të presë në Shtëpinë e Bardhë të premten udhëheqësin e Këshillit Kalimtar Kombëtar të Libisë Mahmoud Jibril. Lideri i opozitës libiane do të takohet gjithashtu edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së SHBA dhe anëtarë të Kongresit amerikan. Senatori demokrat John Forbes Kerry njoftoi, se po përgatit “në momentet aktuale me kërkesë të departamentit të shtetit dhe administratës projetin e ligjit”, i cili i jep akses opozitës libiane në llogaritë bankare të Muammar Gaddafit të ngrira në SHBA me shumë 34 miliardë $.