Shkarko audiofailin

Sot në mbrëmje (12 maj) në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të diskutohen propozimi për përfundimin e aktivitetit të Misionit të BE në Kosovë si dhe perspektivat e arritjes së marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës. Kësaj teme i kushtoi komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Diskutimi i problemit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të zhvillohet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Këto javët e fundit objekt diskutimesh u bënë disa nisma - që nga tërheqja e shpejtë nga territori i Kosovës i Misionit ndërkombëtar e deri tek ndarja e saj në pjesën serbe dhe atë shqiptare. Autorët e këtyre propozimeve formalisht ndjekin qëllime fisnike të tilla si dhënia e ndihmës për forcimin e stabilitetit në Kosovë dhe arritja e suksesit në negociatat që po vazhdojnë në Bruksel mes delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së. Por në realitet, pas një aktiviteti të tillë, me sa duket nga të gjitha, fshihet konfuzioni i organizatave kryesore ndërkombëtare.

Problemi konsiston në atë, se situata u ndodh në mënyrë evidente në rreth vicioz. Politikanët kosovarë pa ndërmjetësim ndërkombëtar nuk janë në gjendje të negociojnë tashmë jo vetëm me Beogradin, por bile edhe mes tyre. Kurse një ndërmjetësim i kësaj natyre, nga ana e vet, shkakton rritjen e pakënaqësisë së banorëve të Kosovës. Lideri i forcave radikale Albin Kurti po e ndërton fushatën e vet agjitative nën parullën e çlirimit të Kosovës prej diktatit të imponuar nga jashtë dhe, me sa duket, do të ketë sukses në këtë nismë. Ndërsa po të merret parasysh fakti, se një nga paragrafët e tjerë të programit të tij është bashkimi i të gjitha rajoneve me popullsi shqiptare të Ballkanit, atëhere situata duket akoma dhe më e rrezikshme.

Me qëllim që të frenohen këto tendenca negative është i nevojshëm rikthimi tek rezoluta № 12.44 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e datës 10 qershor të vitit 1999, e cila kërkon gjetjen e rrugëzgjidhjes së problemit të statusit të Kosovës mbi bazë të paprekshmërisë së kufijve në Ballkan. Këtë e vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” ekspertja e Qendrës ruse për studimin e krizës bashkëkohore ballkanike Anna Filimonova: “-  E drejta ndërkombëtare duhet të mbështesë sundimin e ligjit. Problemet ekzistuese duhet të zgjidhen në fushën ligjore me përpjekjet e diplomatëve. Dhe rrugëzgjidhjet duhet të jenë vetëm kompromise, duke marrë parasysh aspektet e ndryshme të sigurisë në rajon. Ndërsa OKB-ja tani për tani në mënyrë mëse evidente distancohet nga problemet e Kosovës. Plotfuqishmëritë kryesore i janë dorëzuar Misionit të BE (EULEX), ndërsa ai nuk është i aftë ti përmbahet një pozite të paanshme, sepse udhëheqja e Bashkimit Evropian i ka përkrahur haptazi separatistët shqiptarë të Kosovës”, - tha Anna Filimonova.

0“I hedhin benzinë zjarrit” edhe liderët e shqiptarëve që popullojnë zonën e Luginës serbojugore të Preshevës, ngjitur me Kosovën, ku jeton popullsia e përzier serbo-shqiptare. Kryetari i bashkisë së qytetit Preshevë Ragmi Mustafa deklaroi këto ditët e fundit se tre komunitetet e Luginës së Preshevës “duhet të bashkohen me Kosovën”, ndërsa “veriu i Kosovës duhet të bashkohet me Serbinë”. Kurse kjo është tashmë një kthesë e re në rrjedhën e ngjarjeve, e mbarsur me rindarjen e kufijve të Ballkanit mbi bazë të parimit të përkatësisë etnike.