Këshilli i BE shpreh mendimin e vet, se shtetet e hapësirës së Shengenit nuk duhet të marrin individualisht vendimin për rivendosjen e kontrollit në kufijntë e vet të brendshëm, deklaroi Ministri i punëve të brendshme të Hungarisë Sandor Pinter. Ai kryeson Këshillin e BE për çështjet e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, që shqyrtoi propozimet e Komisionit Europian për përmirësimin e kodit të Shengenit. Sipas mendimit të Pinterit, e drejta e vendimit individual në lidhje me këtë çështje mund të shkaktojë “efekt dominoje”. “Kjo duhet të bëhet me respektimin e përpiktë të kritereve dhe për një periudhë të kufizuar”, theksoi ai. Detajet e këtij mekanizmi do të diskutohen gjatë diskutimeve pasuese.