0Rusia mirëpret nismën e Francës për diskutimin e problemeve të luftës kundër trafikimit global të drogës në samitin e “G-8”, i cili do të zhvillohet në qytetin francez Deauville më 26-27 maj. Për këtë deklaroi Kreu i Shërbimit Federal të Kontrollit ndaj trafikimit të Drogës të Rusisë Viktor Ivanov. Sipas fjalëve të tij, kjo do të krijojë mundësinë e paprecedentshme për shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë ndërkombëtare. Ivanov theksoi, se takimi i pritshëm në Deauville i ka të gjitha shanset të hyjë në historinë e luftës kundër trafikimit global të drogës.