0Duma Shtetërore e Federatës Ruse i bëri thirrje autoriteteve të Ukrainës për të marrë masat përkatëse ndaj organizatorëve të provokimeve që patën vend në qytetin Lvov më 9 maj gjatë kohës së festimit të Ditës së Fitores mbi Gjermaninë fashiste. Deputetët shprehën indinjatën e vet përkatësisht veprimeve të atyre personave që ndërmorrën sulme ekstremiste në ditët kur i gjithë njerëzimi nderon kujtimin e të rënëve për hir të paqes dhe lirisë. Më 9 maj në Lvov nacionalistët vendas nuk i lejonin njerëzit që kishin mbërthyer në thiletë e xhaketave shiritat e Shën Gjergjit ti afroheshin për homazhe Varrit të Ushtarit të Panjohur, sulmonin veteranët si dhe shkelën me këmbë kurorën me lule që duhej të vendoste në varrezën ushtarake Konsulli i Përgjithshëm rus në Lvov Oleg Astahov.