0Marrëdhëniet ruso-shqiptare kanë karakter miqësor. Për këtë deklaroi në intervistën e vet ekskluzive dhënë korrespondentit të Agjencisë ITAR-TASS Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë Leonid Grigorievich Abramov. “Këto vitet e fundit ne vërejmë synimin për rritjen e nivelit dhe cilësisë, efektivitetit të dialogut të vazhdueshëm intensiv politik midis Rusisë dhe Shqipërisë”, - shtoi ai. Leonid Abramov vuri në dukje gjithashtu se “është zhvilluar mjaft intensivisht dialogu nëpërmjet linjës së dikastereve të politikës së jashtme të të dy vendeve”. Sipas fjalëve të tij, “vetëm për gjashtë muajt e fundit janë zhvilluar tre raunde konsultimesh, në kuadër të të cilëve është diskutuar një spektër shumë i gjerë çështjesh bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare”. Sipas vlerësimeve të diplomatit, po zhvillohet me ritme të admirueshme ndërveprimi në sferat e arsimit dhe kulturës. Kështu, për këtë vit është planifikuar zhvillimi i Ditëve të kulturës shpirtërore ruse në Shqipëri, kurse vitin e ardhshëm - i Ditëve të kulturës shqipëtare në Rusi. “Shqipëria vazhdon të ruajë në mënyrë të qëndrueshme vendin e parë midis shumë vendeve të tjera të Evropës përkatësisht numrit të studentëve që marrin arsim të lartë në Federatën Ruse mbi bazë financimi buxhetor, domethënë nëpërmjet granteve që jepen për afat të plotë studimi nga ana e Qeverisë së Federatës Ruse, - vazhdoi ai. - Ndërsa gjithsej në Rusi  vazhdojnë studimet jo më pak se 500 studentë, aspirantë, stazhierë”. Siç theksoi Ambasadori rus në Shqipëri, “vitet e tanishme janë jubilare për marrëdhëniet ruso-shqiptare”. Leonid Abramov nënvizoi, se “20 vjet më parë, në vitin 1991, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis vendeve tona, ndërsa 205 vjet kaluan që nga koha e vendosjes në vitin 1806 të misionit të parë diplomatik rus në Republikën e Shqipërisë - hapjes së Konsullatës në qytetin shqiptar Valona (aktualisht Vlorë)”.