Shkarko audiofailin

Rusia bën thirrje për konsolidimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit të drogës në nivel global. Për këtë deklaroi Kreu i Shërbimit Federal të Kontrollit ndaj trafikimit të Drogës të Rusisë Viktor Ivanov gjatë fjalës së marrë në takimin e krerëve të departamenteve antidrogë të vendeve të “G-8”. “- Trafikimi i drogës nga Afganistani përbën një fenomen global që prek jo vetëm Rusinë, por edhe Bashkimin Evropian. Në Rusi çdo vit depërtojnë 549 tonë drogë në ekuivalent opiumi, kurse për në vendet e BE drejtohen 711 tonë - 25% më shumë se në Rusi. Ne vërejmë se përdorimi i heroinës në vendet evropiane po vjen duke u rritur nga viti në vit”, - thotë Viktor Ivanov.

Kreu i Shërbimit Federal të Kontrollit ndaj trafikimit të Drogës të Rusisë vuri në dukje gjithashtu, se të gjitha veprimet që ndërmerren aktualisht në luftën kundër rrezikut kërcënues të drogës afgane janë të paefektshme. Kjo shpjegohet, para së gjithash, me faktin se ato kanë karakter të veçuar, të shpërndarë. Kështu, deri tani Rusia nuk po arrin të koordinojë dot bashkëveprimin me NATO-n. Trupat e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të cilat janë dislokuar në Afganistan, as që kanë ndërmend të merren me likuidimin e plantacioneve të lulekuqes së opiumit, pavarësisht nga fakti se për rezolutat e OKB-së në vitin 1998 dhe në vitin 2009 të gjitha vendet votuan pikërisht për likuidimin e sipërfaqeve të mbjella me kulturat nga të cilat përftohet opiumi, theksoi Viktor Ivanov. “- Ne duhet ti përqendrojmë përpjekjet tona në shkaqet dhe jo në pasojat. Meqenëse trafikimi i drogës është pasojë e prodhimit të saj në sasi të mëdha. Toka është e aftë të rrisë lëndën e parë për substancat narkotike në sasi jashtëzakonisht të mëdha, prandaj detyra jonë konsiston në përqëndrimin e forcave për likuidimin, para së gjithash, të vetë prodhimit të drogës. Nuk do të ketë prodhim të saj, nuk do të ketë as narkotrafik. Dhe kur ai përhapet në territoret e të gjitha shteteve, atëhere ne, në fakt, përqëndrojmë përpjekjet, shpenzojmë shuma jashtëzakonisht të mëdha parash në luftën kundër pasojave e jo vetë shkakut. Pikërisht për luftën me shkakun dhe do të drejtohen iniciativat tona. Ato kanë gjetur pasqyrim në planin e Rusisë për likuidimin e prodhimit të drogës afgane nën emrin “Raduga-2” (“Ylberi-2”), - konkludoi Viktor Ivanov.

0Plani rus është plotësisht bashkëtingëllues me iniciativat e Bashkimit Evropian, të cilat u mirauan në dhjetor të vitit të kaluar. Në dokument likuidimi i prodhimit të drogës afgane dhe del pikërisht në plan të parë. Viktor Ivanov shpreson shumë se gjatë samitit të “G-8” në Deauville të Francës do të krijohet koalicioni për asgjësimin e prodhimit të drogës në Afganistan.