Aleksei Vorobiov, i cili përfaqëson Rusinë në festivalin muzikor “Eurovision 2011”, doli në finalen e këtij konkursi me mjaft popullaritet.

Kompozimi i Vorobiovit “Get You” u krijua në tandem me kompozitorin e famshëm amerikan, producentin Red One - muzikantin, të cilit i detyrohen për hitet e veta yjet botërorë të pop-muzikës të tillë si Lady Gaga, Christina Aguilera, Shakira, Enrique Iglesias...

A Ju pëlqeu kënga e interpretuar nga  Aleksei Vorobiov?

Debutimi i yllit të pop-muzikës ruse u prit me brohoritje të fuqishme nga salla. Pas përfundimit të këngës Vorobiov i uroi të gjithë qytetarët rusë me rastin e 66-vjetorit të Ditës së Fitores mbi fashizmin dhe tha “Faleminderit!”, gjë kjo që shkaktoi shpërthim të papërmbajtur emocionesh midis shikuesve.

0Gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2011” u zhvillua në Gjermani në skenën e stadiumit 35.000 vendësh “Dusseldorf Arena” . Finalja e konkursit muzikor do të zhvillohet të shtunën, më 14 maj.