0Me një forcë të re rifilluan luftimet e ashpra midis trupave të Muamar Gaddafit dhe kryengritësve nën qytetin Misurata. Njësitë e opozitës të mbështetura nga aviacioni i NATO-s arritën të ndalojnë sulmet e ushtarakëve dhe të kalojnë në ofensivë. Si rezultat, forcat qeveritare u tërhoqën 15 kilometra në perëndim të Misutara-s. Forcat ushtarako-ajrore natoviane po vazhdojnë të asgjësojnë objektet në gjithë territorin e vendit.