Moska shpreh keqardhje në lidhje me faktin, se Riga pa kurrfarë shpjegimesh të shkaqeve hodhi poshtë rekomandimin e paraqitur në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut, për likuidimin e plotë të institutit të pa-shtetësisë (alien), njoftuan në MPJ të Federatës Ruse. Aktualisht në Letoni jetojnë 350 mijë “jo-qytetarë", ose 15,5 % e popullsisë. Shtetet anëtare të OKB-së, duke përfshirë dhe Rusinë, vendet e BE-së, Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) formuluan në adresë të palës letoneze një numur të konsiderueshëm rekomandimesh. Në veçanti, vihet në pah domosdoshmëria e eliminimit të diskriminimit ndaj pakicave kombëtare.