Zyra e OKB-së për drogën dhe krimin bën thirrje të përpunohet mënyra globale e përbashkët për luftën kundër trafikut të drogës. Për këtë deklaroi sot Drejtori suprem i zyrës për drogën dhe krimin Juri Fedotov në takimin ministror të “G-8”-shes, që po zhvillohet në Paris për luftën kundër trafikut transatlantik të kokainës. Fedotov vuri në dukje, se lufta kundër trafikut ilegal të drogës kërkon burime të mëdha financiare. Në lidhje me këtë ai propozoi idenë e krijimit të fondit të posaçëm, i cili do të financohet nga mjetet e konfiskuara të trafikantëve të drogës.