Popujt e vendeve më të varfëra të botës shumë shpejt mund të përballen me një krizë të re ushqimore, shpalli Sekretari i Përgjihshëm i OKB-së Ban Ki Moon në forumin e drejtuesve të 48 vendeve më të varfëra, që zhvillohet në Stamboll. Ai theksoi, se investimet e huaja në ekonominë e vendeve pak të zhvilluara mund të ndihmonin për daljen nga recesioni edhe shtetet e tjera të botës. Pjesëmarrësit e këtij forumi do të diskutojnë planin 10 vjeçar të zhvillimit të vendeve të varfëra të botës. Të ardhurat mesatare vjetore për çdo banor të këtyre vendve nuk e tejkalojnë shumën prej 745 dollarë.