Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov mbërriti sot në Bagdad me një vizitë pune. Gjatë vizitës së vet Lavrov do të diskutojë me palën irakiane bashkëveprimin në sferën energjetike, bashkëpunimin tekniko-ushtarak, çështjet e stabilizimit të situatës në Irak, vunë në dukje në MPJ të Federatës Ruse. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet diskutimit të ngjarjeve tragjike, që po ndodhin në një sërë vendesh të afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, ndikimin e tyre në të tashmen dhe në të ardhmen e botës arabe.