Sanksionet e BE-së  kundër Sirisë, ku që nga marsi vazhdojnë përplasjet e opozitarëve me forcat e ruajtjes së rendit, hynë sot në fuqi. Në vigjilje Këshilli i BE miratoi vendosjen e embargos për furnizimin e armëve në Siri, si dhe ndalimin e hyrjes në BE të 13 vetave të qeverisë siriane dhe ngriu llogaritë e tyre bankare në Europë. BE u bën thirrje autoriteteve të Sirisë të ndryshojnë politikën e zhvilluar prej tyre, ti japin fund dhunës dhe të fillojnë zhvillimin e reformës së gjithanshme politike për vendosjen e stabilitetit në vend.