10 finalistët do të përcaktohen sot në Dusseldorfin gjerman në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2011”. Rusinë do ta përfaqësojë Aleksei Vorobiov. Ai do të interpretojë këngën Get zou, me tekst të producentit të njohur të RedOne-zotëruesin e Çmimit “Grammy” dhe autor i hiteve Lady Gaga, Enrique Iglesias, Christina Aguilera dhe U2. Përveç artistit nga Rusia , në gjysmëfinalen e parë do të interpretojnë përfaqësuesit e 18 vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë konkurs.