Pacientët me hepatit C tashmë mund të shpresojnë për shërim të plotë. Shkencëtarët rusë përpunuan preparatin mbi bazë të qelizave burimore (staminale) për luftimin e sëmundjeve të rënda të mëlçisë. “Medikamenti i ri u jep shpresë për shërim qindra mijëra të prekurve nga hepatiti C”, - thotë Artur Isajev, Drejtori i përgjithshëm i Institutit të qelizave burimore (staminale) të njeriut, ku dhe u përpunua preparati i ri. Në ditët tona teknologjitë qelizore (celulare) përbëjnë një nga drejtimet më interesante dhe më premtuese të mjekësisë bashkëkohore. Numri i studimeve dhe eksperimenteve në këtë sferë për këto vitet e fundit është rritur në mënyrë të ndjeshme. Rreth 3-4 mijë preparate, që po kalojnë aktualisht provat klinike, u krijuan pikërisht me ndihmën e teknologjive qelizore (celulare). Kurse për trajtimin e rreth 100 sëmundjeve tashmë shfrytëzohen qelizat burimore të gjakut të litarthit të kërthizës. Kryesisht këto janë leukosat, sëmundjet e ndryshme onkologjike, sëmundjet e sistemit imunitar”, - thotë Artur Isajev. “- Gjaku i litarthit të kërthizës ka disa avantazhe të caktuara që mund të shfrytëzohen si donacion për rindërtim. Për shembull, ai rrallëherë shkakton reaksion negativ, adaptohet më mirë në organizmin e njeriut. Por ka dhe një sërë vetish të tjera që nuk janë studiuar ende deri në fund. Në lidhje me metodat e kurimit të hepatit janë botuar një sërë artikujsh në të cilët konfirmohet se fëmija, nëna e të cilit gjatë kohës së shtatzënisë ka vuajtur nga hepatiti, bëhet rezistent ndaj këtij virusi. Shumë studiues e lidhin këtë fakt me gjakun e litarthit të kërthizës, që përfshihet në procesin e kujtesës imunologjike”, - tha Artur Isajev.

Duke filluar që nga viti 2005 në botë filluan të përpunojnë preparatet për kurimin e hepatit me shfrytëzimin e qelizave burimore të gjakut të litarthit të kërthizës. Një pjesë e medikamenteve tashmë kanë kaluar fazat e para të provave klinike, të cilat treguan se ato janë të parrezikshme. Tani është e domosdoshme të përcaktohet doza e tyre. Preparatit rus, me qëllim që ai të arrijë direkt deri tek i sëmuri, i duhet të kalojë nëpër disa etapa provash klinike. Atij i janë bërë një sërë provash dhe ai ka marrë më në fund lejen nga Komiteti Etik Kombëtar për prova klinike. Pas zhvillimit të suksesshëm të tyre Rusia mund të hyjë ndër vendet ku jo vetëm zhvillohen aktivisht bioteknologjitë dhe teknologjitë celulare, por dhe prodhohen preparatet e krijuara me ndihmën e tyre për trajtimin e sëmundjeve të rënda, ndër të tjera edhe atyre onkologjike.