Rusia del për vazhdimin e bashkëpunimit me Kinën në gjithë nivelet, deklaroi Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Ai u takua sot në Moskë me homologun e vet kinez Yang Czechi, që mbërriti për përgatitjen e vizitës së pritshme në Rusi të Kryetarit të Republikës popullore të Kinës  Hu Jintao. Negociatat e rregullta në nivel të lartë për ne janë shumë të rëndësishme, theksoi Lavrov. Yang Czechi, nga ana e vet, shprehu siguri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Me Ministrin kinez do të takohet edhe Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev.