Vlefta e projektit të gazsjellësit “Nabucco” është rritur deri në 12-15 miliardë euro nga 7,9 miliardë që ishte planifikuar më parë, njofton agjencia informative “Reiter” me referim tek një burim. Por , sipas të dhënave të agjencisë, disa pjesëmarrës të projektit e konsiderojnë të domosdoshme të bëhet një rivlerësim i ri. Marrja e vendimit përfundimtar mund të zgjatet deri në vitin 2012. Por përfaqësuesi special i “Nabucco” Christian Dolezal i quajti spekulim vlerësimet e reja të vleftës së gazsjellësit. Projekti “Nabucco” planifikon të transportin e gazit natyror nga rajoni kaspik për në vendet europiane me anashkalim Rusinë.