0Kosto e ndërtimit të tubacionit të gazit “Nabucco” është rritur deri në 12-15 miliardë euro nga 7,9 miliardët e deklaruar më parë. Për këtë njofton Agjencia Reuters me referim tek burimet që e njohin mirë situatën e krijuar me këtë projekt. Nga ana e vet, përfaqësuesi zyrtar i gazsjellësit “Nabucco” i quajti spekulim vlerësimet e reja të kostos së tubacionit. Ky projekt parashikohet për transportimin e gazit nga rajoni i Kaspikut deri në vendet e Evropës me anashkalim të Rusisë nëpërmjet Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Austrisë.