Shkarko audiofailin

0Grupi i Kontaktit për Libinë po krijon fondin special, mjetet e të cilit do të shfrytëzohen për mbështetjen e kryengritësve. Një vendim i tillë u morr të enjten në Romë nga krerët e MPJ të Britanisë së Madhe, Francës, SHBA, Kanadasë, Italisë, Danimarkës, Norvegjisë si dhe përfaqësuesit e Lidhjes së Shteteve Arabe dhe Bashkimit Afrikan. Duket në mënyrë mëse evidente se në kurrfarë reformash demokratike nuk do të çojnë veprime të tilla të Perëndimit, deklaroi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit rus të Studimeve Strategjike Sergei Demidenko: “- Perëndimi u ngatërrua në një aventurë mjaft serioze dhe tejet të komplikuar, rrugëdalja nga e cila, për fat të keq, nuk duhet tani për tani. Rrugëzgjidhja e kësaj situate, sipas mendimit të Perëndimit, mund të jetë vetëm një - përmbysja e regjimit të Muammar Gaddafit me çdo kusht e më të gjitha mënyrat e mundshme. Dhe krijimi i Fondit të besimit për mbështetjen financiare të opozitës duhet parë pikërisht në kuadrin e kursit të rreptë për rrëzimin e Gaddafit nga pushteti. Rregullimin me mjete politike të konfliktit në rastin konkret kjo situatë nuk e parashikon në asnjë lloj varianti”, - theksoi Sergei Demidenko. Faktikisht, theksoi eksperti, po krijohet një precedent i rrezikshëm ndërkombëtar. Dhe në këtë rast lind pyetja legjitime: Po kë po ndihmon në të vërtetë Perëndimi? Sepse në fund të fundit opozita libiane nuk ka bile as lider. Ky fakt në thelb shumëzon me zero, shfuqizon të gjitha deklaratat e përfaqësuesve perëndimorë dhe të opozitës libiane mbi transparencën e punës së Fondit. Po si të kontrollohen shumat gjigande të caktuara “s’dihet se për kë”? Dhe është shumë e madhe mundësia e asaj, që si përfundim Perëndimi të financojë jo vetëm regjimin e ri politik në Libi, por edhe lëvizjen ekstremiste. Gjetja e mënyrës kaq të rafinuar, të sofistikuar, sipas mendimit të analistëve, të anashkalimit të kërkesave të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk ishte rezultati i vetëm i takimit të tanishëm të Grupit të Kontaktit. Ajo që po ndodh në Libi nuk është më luftë civile, - deklaruan diplomatët. Objektivi kryesor për sot është vazhdimi i ushtrimit të presionit mbi Muammar Gaddafin, duke shfrytëzuar të gjitha metodat ligjore të ndikimit, mendojnë në koalicion. Përveç kësaj, është e domosdoshme dhënia e ndihmës ndërkombëtare Këshillit të Përkohshëm Kombëtar të Libisë, meqenëse askush në botë nuk beson më se regjimi i Gaddafit ka ndonjë të ardhme. Të gjitha këto duhet të çojnë, si përfundim, në krijimin e një Libie të re demokratike, mendojnë në Perëndim. Por, theksojnë vetë gjatë kësaj diplomatët,  “rruga drejt ëndrrës do të jetë shumë e gjatë”.