Forcat ushtarako ajrore të Federatës Ruse do të përdorin 10 avionë për të shpërndarë retë në Moskë përpara fillimit të paradës më 9 maj. Avionët do të pajisen me aparaturë speciale dhe lëndë që ndikojnë mbi retë. Në stafin e ekuipazhit do të jenë pilotët më me eksperiencë të reparteve të Forcave Ushtarako-Ajrore të Rusisë. Shpërndarja e reve do të bëhet para zhvillimit të paradës së Fitores ose hedhjes së fishekzjarrëve festues. Kjo do të varet nga situata meteorologjike në 9 maj mbi Moskë.