Komisoneria e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut Navanethem Pillay bëri thirrje të shpallen të gjitha rrethanat e likuidimit fizik të liderit të “Al-Qaedas” Osama bin Laden, njoftoi sot agjencia France Press. “Unë dal për zbulimin e të gjitha fakteve...Mendoj, se jo vetëm shërbimi im, por dhe të gjithë të tjerët kanë të drejtë të mësojnë, se çfarë ndodhi”, deklaroi Pillay për gazetarët gjatë vizitës në Oslo. Ben Laden u likuidua natën në të zbardhur 2 maji nga trupat speciale ushtarake amerikane në territorin e Pakistanit. Trupi i tij u varros në det.