Këtë verë në kampet ruse të pushimit do të pushojnë 500 fëmijë nga Japonia, që janë dëmtuar nga tërmti shkatërrimtar që ra më 11 mars. Për këtë njoftoi sot në konferencën e vet për shtyp drejtuesi i Rospotrebnadzorit Genadi Onishenko. Ai vuri në dukje, se në kampet e pushimit të qarkut Primorsk do të organizohen pushime me redhë të grupeve të fëmijëve japonezë. Dy vjet më parë pala ruse priti fëmijët kinezë, që përjetuan tërmetin më të fortë në provincën Sinçuan.